×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ymeri: Lirimin e policëve Vuçiqi po e përdor si mjet për shtimin e presionit karshi Kosovës

    Insajderi
    26 June 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Visar Ymeri ka thënë se përmes përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, Bashkimi Evropian po tregon se po e ndryshon qasjen karshi dialogut.

    Kjo sepse sipas tij, po rritet këndvështrimi ne të cilën Kosova vazhdimisht po shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut.

    “Përmes Borrellit po na tregohet se BE-ja po e ndryshon qasjen karshi dialogut sepse po rritet këndvështrimi në të cilën Kosova vazhdimisht shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut. Kjo është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Ymeri.

    Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet se kush është meritor për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Ymeri ka thënë se Kosova është në një situatë ku duhet të gjejë miq kudo që ka, e jo të krijojmë armiq të ri.

    “Jemi në një situatë në të cilën problemet me të cilat po merremi në fakt nuk janë probleme, në kuptimin që janë probleme që janë krijuar tash për tash dhe mund të zgjidhen por duke krijuar probleme të reja janë dy mundësi, po më duket që Qeveria po mendon që përmes këtyre problemeve të avancohet pozita e Kosovës, po përmirësohet. Problemet që po i krijojmë ne nuk po mund t’i zgjidhim vetë”, tha Ymeri.

    Sipas tij, lirimi i policëve është mirë në rrafshin human edhe për Republikën e Kosovës dhe jo vetëm për familjet e tyre por “fatkeqësia sipas tij është se këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës që Kosova t’i bëjë hapat e vet”.

    “Për mua këtu janë 2 pyetja, a vjen lirimi i këtyre policëve pasi që ka pas një marrëveshje ku janë marrë vesh se cili do të jetë hapi i Kosovës si kundërvlerë apo pritet që tash presioni ndërkombëtar ta kthejë kundërvlerën prej Kosovës?”.

    “Këtë nuk e di, po kjo edhe koha kur është bërë dhe mënyra si e bëri ishte një lëvizje taktike fatkeqësisht Serbia doli mirë, edhe pse kidnapimi i policëve mendoj që e ka larguar këtë presionin e madh prej Kosovës sepse e bëri vetën palë problematike në terren. Nga ky moment kanë filluar secila palë që të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për shtensionim”, shtoi ai.

    Ymeri thekson se nëse deklaratat e Josep Borrellit merrën formalisht dhe gjykohen, atëherë siç thotë analisti Ymeri, shihet që ka një shpërfaqje brengosëse jo të mbase qëllimeve të tij politike si person por të drejtimit të kahjes së politikës së BE-së karshi dialogut për Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark