×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ymeri: S’mund të kontrollohet se kujt po i jepen mjete për libra

    Insajderi
    28 August 2023 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se pret që një numër i konsiderueshëm i prindërve nuk do të mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore.

    Në takimin e së hënës midis përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, Ymeri e ka konsideruar të gabueshëm vendimin e Ministrisë së Arsimit për subvencionim të librave, raporton EO.

    Ai ka thënë se me këtë formë nuk do të mund të kontrollohet se kujt po i jepen mjete për libra.

    “Presim që një numër i konsiderueshëm i prindërve nuk do të mund të regjistrohen për të aplikuar për subvencionim të librave dhe mendoj se kjo është e gabueshme, më pas nuk do të ketë mundësi as të kontrollojmë se kujt po i jepen mjete për libra, sepse për shkak se të njëjtën mund ta bëjnë edhe disa prindër që jetojnë në Gjermani, por janë të regjistruar në Kosovë, mendoj se ka qenë një gabim dhe një neglizhencë e ministrisë që nuk janë përgatitur me kohë, por e kanë lënë të vijë gjendja në këtë situatë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark