Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se subjekti i tij politik do të duhej që të ishte prijëse e listës përbashkët të partive opozitare për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij, kandidati për kryeministër si dhe renditja e listës së përbashkët duhet të bëhet sipas kritereve.
“Natyrisht që edhe kandidati për kryeministër edhe renditja në një listë të përbashkët eventuale – që duket se nuk ka gjasa se do të ndodhë – duhet të bëhet në bazë të kritereve të dakorduara më parë. E këto kritere duhet të marrin parasysh edhe fuqinë përfaqësuese të subjekteve, që nuk është e barabartë”, ka thënë Ymeri.
“Konsideroj se Vetëvendosje, si subjekti më i madh i opozitës së bashkuar, duhet domosdoshmërisht të jetë prijëse në këtë drejtim”, ka shtuar ai në një intervistë për RTK-në.
Por, ai ka insistuar se opozita vazhdon të jetë e bashkuar “në kauzat që kemi pasur deri më tani.”
Sa i përket organizimit të një proteste të re pas anulimit të asaj të 26 marsit, Ymeri “ka thënë se duhet të diskutojmë edhe për momentin kur duhet të mbajtur”.
“Na nevojitet një periudhe e një konsolidim më të madh opozitar për të krijuar një protestë të re”./Insajderi.com