Insajderi
Lajme

Ymeri: Njëri nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, Abdixhiku refuzoi, pastaj kërkoi dorëzimin e tyre

Insajderi
02 September 2026 - 20:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ymeri: Njëri nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, Abdixhiku refuzoi, pastaj kërkoi dorëzimin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka folur pas deklaratës së saj se nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të Kosovës.

Ymeri ka thënë për “Nacionale” se njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar votimin e Sejdiut, i ka kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që ta dorëzojë mandatin.

Sipas saj, Abdixhiku e ka refuzuar këtë kërkesë.

Megjithatë, Ymeri ka treguar se pasi Abdixhiku ka zbritur poshtë, ai ka kërkuar që deputetët t’i dorëzojnë mandatet.

“Kjo është dyfytyrësi e llojit të vet. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark