Insajderi
Biznes

YouTube fshin komentet fyese ndaj Partisë Komuniste të Kinës, megjithëse platforma është e ndaluar atje

Insajderi
27 May 2020 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy fjali fyese ndaj partisë fshihen brenda sekondash nga platforma e gjigantit Alphabet që ka në pronë edhe shfletuesin Google, që shpesh është kritikuar për bashkëpunimin me regjimin diktatorial kinez në censurim. Çka e bën edhe më të çuditshme këtë censurim është se YouTube është i ndaluar në Kinë, transmeton Gazeta Metro.

YouTube automatikisht fshin komentet që përmbajnë fraza specifike në gjuhën kineze që janë kritike ndaj partisë komuniste të Kinës. Kompania e ka konfirmuar për portalin The Verge se kjo ka ndodhur si pasojë e një gabimi dhe se po punojnë për të rregulluar këtë.

YouTube nuk shpjegoi më tej se si apo pse ka ndodhur ky gabim, por shtoi se kjo nuk është rezultat i ndonjë ndryshimi në politikën e tyre të moderimit.

Por nëse këto fshirje janë rezultat i një lëshimi të thjeshtë, atëherë ky është i tillë që ju iku pa u vërejtur për gjashtë muaj. The Verge ka gjetur dëshmi se komentet po fshiheshin që prej muajit tetor të 2019’s, kur çështja ishte ngritur në faqet zyrtare të asistencës së YouTube ku shumë shfrytëzues e kishin konfirmuar se ata kishin të njëjtën përvojë me të njëjtin problem.

Komentet e shkruar në video që përmbanin fjalitë në gjuhën kineze “bandit komunist” apo “pala e 50-centëve” automatikisht fshihen për 15 sekonda, edhe pse ekuivalenti në anglishte apo në Pinyin të romanizuar mbeten.

Termi “bandit komunist” është ofendim që daton nga qeveria nacionaliste kineze, derisa “pala e 50-centëve” është term fyes në internet për shfrytëzues që paguhen për të drejtuar diskutimin e debatit larg kritikës ndaj partisë komuniste. Termi vjen nga pretendimi se këta komentues paguhen 50 centë kinezë për një postim.

Këto komente fshihen nga filterët e YouTube që automatikisht heqin fjalë fyese dhe nëse këto fraza përdoren në kontekst pozitiv.

Censurimi është edhe më habitshëm kur dihet se YouTube është i ndaluar tani për tani në Kinë, që i lejon kompanisë pronare Google, edhe më pak arsye për të censuruar kritike ndaj Partisë Komuniste të Kinës apo të aplikoj moderim në përputhshmëri me ligjet kineze të censurës.

Raportet e para u zbuluan nga aktivistja e të drejtave të njeriut Jennifer Zeng në mesin e muajit majit. Por kishte raporte edhe më parë nga vet shfrytëzuesit në faqen zyrtare të YouTube.

Google është kritikuar shpesh pasi i akomodon dëshirat e Partisë Komuniste të Kinës duke censuruar përmbajtje. Më e rënda, ata kanë krijuar një prototip të shfletuesit të njohur si Projekti Dragonfly që përputhej me censurimit shtetëror të Kinës. Projekti që nuk u aplikua kurrë, ishte pjesë e përpjekjeve të gjata të kompanisë të depërtoj në tregun kinez.

Kur lajmi për Dragonfly rrodhi në vitin 2018, Google ishte kritikuar nga politikanë dhe vet punëtorë për shitje të parimeve të tyre. Gjatë seancës dëgjimore të Komitetit të Drejtësisë të Senatit Amerikan në qershor të 2019’s, kompania tha se ka ndërprerë projektin dhe se nuk kishte plan të niste platformë të kërkimit në Kinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark