Kandidatët për deputet po vazhdojnë takimet mobilizuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se fshatrat Zabel i Epërm dhe Paterku konfirmuan mbështetjen e madhe për programin e tyre të Rimëkëmbjes.
“Pritje madhështore dhe e pëzemërt për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për programin #Rimëkëmbje në Zabel të Epërm dhe Paterk”.
“Qytetarët e Zabelit të Epërm dhe të Poterkut janë të bindur në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të partisë së çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve, sepse vetëm çlirimtarët dhe shtetndërtuesit qëndruan gjithmonë afër halleve dhe sfidave të qytetarëve”, ka shkruar Shala në Facebook.
Shala ka shtuar se plani i Rimëkëmbjes është garanci për zhvillimin e Kosovës.
“Sonte në Zabel të Epërm dhe Poterk dhamë një mesazh se vota për programin #Rimëkëmbje është garancë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar, për një Kosovë të integruar në mekanizmat europerëndimorë. #PDK134 #FeratShala14”, ka shtuar ai. Insajderi.org