×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zaev është tradhtar” – kandidati për kryetar komune sulmon kryeministrin maqedonas

    Insajderi
    18 September 2017 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për Kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët për komunën e Haraçinës Isen Ramadani në një postimin në rrjetin social Facebook ka akuzuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin duke e cilësuar si gënjeshtar dhe tradhtar i besimit të qytetarëve shqiptar që i dhanë në zgjedhjet parlamentare të vitit të.

    “Deklarata e Zaevit se, mbështet kandidatët e BDI-së në disa komuna – nuk është asgjë tjetër pos tradhti ndaj shqiptarëve që më 11 dhjetor 2016 votuan LSDM-në.

    Këtë veprim të Zoran Zaevit, ai e argumenton me qasjen që po ia bën BDI-së, pasi pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që shqiptarët votuan partinë e tij, shkruan TetovaPress.

    “Edhe pse i njohur me faktin se po ata shqiptarë votuan LSDM-në pikërisht për ta dënuar dhe dëmtuar BDI-në, tani vet Zaevi ka nis Strategjinë për ta ringjallur partinë e Ahmetit, e cila nga zgjedhjet e fundit, gjendet në vdekje klinike dhe zor të çohet. Ndjej neveri që shqiptarët e LSDM-së, edhe pse e kuptuan tashmë, ata nuk ia pranojnë vetes mashtrimin! Megjithatë, jam më se i sigurt, me afrimin e 15 tetorit, haraçinasit do të votojnë drejtë, do të votojnë për nderin dhe krenarinë tonë, për një Haraçinë ku ne – haraçinasit do të vendosim për të ardhmen tonë të përbashkët! Për Aleancën Shqiptare”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, kandidati për kryetarnë Komunën e Haraçinës, nga ASH-ja, Isen Ramadani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark