×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha: Kohën e lirë e kaloj duke gjuajtur me armë në mal

    Insajderi
    02 January 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandant i UÇK-së, Zafir Berisha në një intervistë për Gazetën Arbresh, ka treguar më shumë rreth jetës së tij private.


    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga NISMA tregoi se shumë shpesh vendos që ta vizitojë fshatin e tij të lindjes, Billushën, si vend ku kryqëzohet nostalgjia dhe dashuria e tij për fëmijërinë dhe njerëzit me të cilët është rritur.

    Ai tha se gjatë kohës së lirë del shpesh me shoqëri dhe gjuan me armë, me gjahtarinë si pasion i tij i kamotshëm.

    “Unë natyrisht që kohën e lirë e kaloj me shokë dhe miq, pasion të veçantë e kam atë që më lidhet me jetën, pra, sporti i gjahtarisë, dhe ky sport i cili ndoshta dikujt po i bien në sy, por, ashtu siç e kam thënë edhe më herët, interesant dhe lajm është me e pa Zafën me violinë, e jo me armë në mal. Kjo është një storie e jetës së përditshme që e kaloj si qytetar bashkë me gjithë hallet dhe problemet që ka shoqëria jonë”, tha Berisha.

    Ai e rifreskoi atë që kishte thënë para dy viteve, se “interesant dhe lajm është Zafa me u pa me violinë, e jo me u pa me armë në mal”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark