×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zafir Berisha – Kryeministrit: Qu grahi punës, se me këtë logjikë maoiste ki me falimentu shtetin

    Insajderi
    23 December 2021 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zafa i drejtohet Kurtit.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë deklaroi se ata që e kritikojnë për krizë energjetike duhet “të shikohen në pasqyrë”.

    Berisha, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka thënë se me një logjikë të këtillë Kurti mund ta falimentojë shtetin.

    “Shoku Al-bin para se mu ju thën të tjerve “shiqonu në pasqyr” për krizën energjetike, duhet me ditën se ka vite që gjeneratorët (agregatët) janë vendosuar nëpër muze si relikte të të kaluarës!”, shkroi ai, duke ia bashkëngjitur një fotografi të qirit.

    Postimi i plotë:

    Kafshatë që s’kapërdihet asht: mos me pasur energji elektrike në këtë kohë!

    Ky kryemashtrues i vendit tim, mendon me e përfunduar mandatin, duke i sulmuar të tjerët për dështimet e veta.

    “Na ishte njëher një shoku Enver, i cili gjatë gjithë jetës në qeveri kishte propagandu rrezikun që shqiptarëve ju vjen nga imptalizmi amerikan, më pastaj social-imtealizmi sovjetikë e politika shoveniste jugosllave e greke. Erdhi e iku me këtë propagand”!

    “Qu grahi” punës mos u merrën me përralla, sepse me këtë logjik maoiste ki me falimentu shtetin!

    Zafa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark