×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Salman Rushdie, rrezikon të humbë njërin sy

    Insajderi
    13 August 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Salman Rushdie rrezikon të humbasë një sy pasi u godit me thikë teksa mbante një seminar në shtetin e Nju Jorkut.

    Pas më shumë se 30 vite nën kërcënimin e vdekjes nga Irani dhe ekstremizmi islamik, autori i ‘Vargje Satanike’ iu nënshtrua një operacioni të gjatë pasi u transportua me helikopter në spital dhe tani është i lidhur me një aparat. Ka dëmtime të rënda në krah dhe mëlçi.

    24-vjeçari nga Nju Xhersi, Hadi Matar, u arrestua për sulmin, por ende nuk është i qartë motivi i sulmit ndaj shkrimtarit që prej vitesh është në shënjtestrën e fondamentalistëve dhe Ajatollah Khomeinit. Për ‘kokën’ e tij është pofruar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark