Insajderi
Insajderi

Zbardhen detaje të reja për të plagosurit në veri

Insajderi
13 May 2023 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbardhen detaje të reja për të plagosurit në veri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy personat që u plagosën mbrëmë pas mesnatës në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark