×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhet kërkesa e SPAK për Berishën, reagon avokati

    Insajderi
    26 December 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shtyrë seanca e mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Në kërkesën e prezantuar sot në gjykatë, SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Por kjo masë për avokatin e tij Genc Gjokutaj është e paligjshme.

    “Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës ndaj ish-Kryeministrit Berisha në arrest shtëpie. Ne i kërkuam seancës të jepte dorëheqjen, për shkakan tashmë të bërë të ditur për shkak të njëanshmërisë. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër. Përpara seancë ne kemi dorëzuar në sekretarinë e gjykatës kërkesën me të gjitha provat, që provojnë faktin që Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në vitin 1996, në shkurt, gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Ajo që dua të denoncoj në paligjshmërinë e kërkesës së prokurorëve është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, pra, arrest në shtëpi, me mbikëqyrje policore, e  pambështetur në ligj çka tregon qëllimin e SPAK dhe kësaj gjykate jo për të bërë një provës të ligjshëm por për t’u hakmarrë për nevoja joligjore. Kërkesa është e paparashikuar në ligj kërkesa që kanë bërë prokurorët e SPAK”, tha Gjokutaj.

    Ai shtoi se kjo masë, që kërkon SPAK, mund të caktohet vetë për persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    “Kjo që thoni është për persona shoqërisht të rrezikshëm dhe kanë vënë mbrojtje policore. Kur kërkesa është joligjore nuk ka argument. Kërkesa e SPAK është në banesë. Nuk kemi paraqitur kërkesë, kur ta paraqesim do t’ju themi”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark