×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës shqiptare pas mbërritjes në Angli

    Insajderi
    23 February 2023 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur një hetim për vdekjen e një stjuardese shqiptare, pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli.

    Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania.

    Një gjykatë në Essex dëgjoi sot se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur.

    Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti.

    Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar.

    Mjekja Brown tha: “24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Avioni ishte në pistë kur ajo u duk se humbi ndjenjat dhe mori ndihmën e parë bazë”.

    “Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe nisi procedura me CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se kishte ndërruar jetë.

    Një autopsi pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte “Sindroma e Vdekjes së Papritur e të Rriturve”.

    “Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme, pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted. Prandaj kjo është e përshtatshme për një hetim dokumentar”.

    Kompania Air Albania reagoi thuajse një javë pasi lajmi tragjik u publikua nga mediat angleze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark