×
  • Showbiz
  • Show

    Zbarkon një helikopter mbi Big Brother Vip, ja për cilin banorë ishte

    Insajderi
    24 May 2024 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e BBVip, ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos do të zgjidhet fituesi mbrëmjen e 25 majit.

    Ndërkohë që gara është e fortë, fansat vijojnë të mbështesin banorët e tyre të preferuar përmes votave por edhe përmes droneve të dërguara.

    Ditën e stome një tjetër helikopter ka ardhur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe janë mbështetësit e Julit që kanë vendosur ta surprizojnë sot banorin.

    “Jul baba”, shkruhej sipër helikopterit.

    Teksa ka qenë duke kryer sfidën e Lori Cafe, Juli është ngjitur sipër tavolinës dhe ka përshëndetur me dorë, ndërkohë që nuk ka mundur të mbajë lotët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark