
Marrëveshja për Stabilizim-Asociim është mundësi konkrete që Kosova të zhvillojë ekonominë e saj, porse kjo marrëveshje do të jap potencialin e vetë vetëm nëse rriten standardet e prodhimeve vendore.
Kështu tha Samuel Zbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë, në një tryezë ku morën pjesë liderët politik të Kosovës, përfshirë këtu edhe përfaqësues të partive opozitare.
“Kjo tryezë tregon zotimin për rrugën e Kosovës drejt BE-së, për te cilën marrëveshja është gurthemel. MSA është marrëveshje e rëndësishme si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik dhe përçon perspektiven evropiane te vendit”, ka thënë Zbogar në tryezën e quajtur “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësorë ne Kosovë”.
“MSA do të ofrojë potencialin e plotë nëse se produktet i përmbushin standardet. Kërkoj nga qeveria dhe shoqëria civile bashkëpunim në këtë drejtim”, ka shtuar ai.
Për zbatimin “maksimal” të kësaj marrëveshje u zotua kryeministri i vendit, Isa Mustafa, që tha se kjo është një prej dokumenteve më të rëndësishme që Kosova ka nënshkruar me BE-në.
“Përkushtimi i qeverisë është maksimal për implementimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë ai, duke shtuar se kur njeriu ece i vetëm ecë me shpejt, pot kur ecet në grup shkon me larg.
Por, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Kosova nuk ka perspektivë drejt BE-së dhe se BE-ja është përdorur nga politikanët e vendit më shumë për të mbuluar aferat e tyre korruptive.
“Si mund te thuhet se e kemi rrugën e garantuar drejt BE-së kur pesë vende nuk e njohin Kosovën,” ka thënë ai.
“BE fatkeqësisht dhe diskursi për në BE është njëfarë miti, parajsa po na premtohet pas hyrjes ne BE”, ka thënë kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Për më tepër, Ymeri ka thënë se efektet e menjëhershme nga marrëveshja tregtare “do të jenë me shumë të dëmshme. e ndoshta më vonë mundet të shënoj pozitivistet.”