×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Zbulo arsyen befasuese pse ju bien flokët

    Insajderi
    23 April 2024 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi.

    Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull të AgroËeb.org, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

    Medikamentet

    Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore. Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

    Lindja e një fëmije

    Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj  pas lindjes.

    Mungesa e hekurit

    Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

    Stresi

    Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

    Larja e flokëve

    Përdorimi  i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

    Tharëset

    Tharëset e instrumente të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut. Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

    Sëmundjet

    Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

    Duhani

    Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

    Çrregullimet me të ngrënin

    Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

    Lëngu i hithrës dhe si ta përdorni

    Zieni një grusht me hithra të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet. Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës. Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë./Agroweb

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark