Zbulohen bisedat intime mes Fifit dhe Granitit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Zbulohen bisedat intime mes Fifit dhe Granitit

    Insajderi
    12 October 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Fifi dhe futbollisti Granit Cana duket se do të jenë çifti i parë në Big Brother.

    Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, madje edhe duke flirtuar, ndërsa nuk hezitojnë të flasin për jetën e tyre intime.

    Teksa i ‘hapnin’ zemrën njëri-tjetrit gjatë një bisede, Fifi ka bërë të qartë se “nuk ka më besim tek meshkujt”, për shkak të zhgënjimit të përjetuar.

    Fifi: Unë nuk i besoj më meshkujve, ai tjetri që do hyjë në jetën time duhet të jetë shumë bindës. Nuk besoj, sepse e kam përjetuar vetë. Të japësh gjithçka për një njeri dhe të çohesh një ditë e të thuash: ‘Unë s’të kam dhënë shpresa’, ose vetëm shikon që … s’dua t’i jap vëmendje. Njësoj më ka ndodhur edhe me atë që isha para këtij, u nda me mua sepse nuk i pëlqente që qaja.

    U kujtua mbas 1 viti e gjysmë të më thoshte që unë qaja, më ankohej për gjendjen time ekonomike, i paguaja borxhet. Në të njëjtën kohë që u pajtua me mua kishte nis një lidhje tjetër. Pastaj më bëri bllok, më merrte me numrin privat. Vinte vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo.

    Ndërsa Granit Cana foli për seksin dhe dashurinë në çift. Ai u shpreh se nuk i pëlqen të bëjë seks, por dashuri.

    Cana: Për mendimin tim seksi pfff është 5 minuta, kur bën seks me ndjenja është gjë e madhe. Unë nuk lidhem nëse s’kam ndjenja për një femër. Nëse s’mi përmbush nevojat seksual është probleme, se nuk do rrish si me motrën. Mund t’iu shkojë muhabeti, po si është ai muhabeti, nuk është gjithçka tek seksi, por tek seksi mbaron. Të bësh seks me ndjenja është gjë e madhe. Të bësh seks për nevojë, është 5 minuta. Dhe kur e përfundon, thua ‘hajde shihemi.

    Fifi: Kur s’të përmbush nevojat seksuale?

    Cana: Do kisha provuar ta bindja, të shikoja ku është problem. Dhe ajo duhet ta ndjejë, s’mund t’ia imponosh: Të thuash hajde e bëjmë. Duhet të jetë reciproke, e dyanshme.

    Sado që ta pëlqej një femër, nëse e shikoj që s’ka të njëjtin epsh, dëshirë, nuk insistoj. Më mirë është të shkëputesh, seksi është shumë, shumë i rëndësishëm.

    * BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark