×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zbulohen detaje të kërkesës për paraburgim ndaj tri protagonisteve të videos së dhunës ndaj të moshuarës

    Insajderi
    04 November 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Masa më e butë se ajo e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale” – kështu thuhet në arsyetimin e gjykatës për paraburgimin e tri infermiereve të përfshira në dhunën ndaj të moshuarës që ka ndodhur në “Orenda”. 70 vjeçarja është larguar nga kjo shtëpi nga vajza e saj, pas publikimit të videos ku shihet dhuna e ushtruar ndaj saj

    Gjykata Themelore e Pejës, të enjten ka vendosur që tri infermiereve Aurona Pelajt, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat janë të përfshira në keqtrajtimin e të moshuarës që ishte strehuar në Shtëpinë për kujdesin ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

    Vendimi i gjykatës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë e cila e ka arsyetuar për shkak se dyshon se të pandehurat mund të ndikojnë tek dëshmitarët dhe mund ta pengojnë rrjedhën e hetimeve, shkruan Insajderi.

    Në arsyetimin e prokurorisë që ka publikuar RTV Dukagjini, thuhet se me datën tre nëntor të këtij viti është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve nga ora 13:00.

    “Të pandehurave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave, konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë”, thuhet në vendim përcjell Insajderi.

    Arsyetimi i vendimit bazohet në provat që janë dorëzuar nga prokuroia e që alarmon se ekziston rreziku që të dyshuarat mund të ndikojnë në dëshmitarë.

    “ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale, e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se nëse të pandehurat lihen në liri, ekziston rreziku që ta përsërisin veprën penale.

    Në njoftim, thuhet edhe se gjykata e ka vlerësuar edhe mundësinë e caktimit të ndonjë mase më të lehtë ndaj të pandehurave “mirëpo gjeti se masat e tjera të parapara me ligj si masa më të buta se masa e paraburgimit, nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal, të suksesshëm dhe të papenguar të procedurës penale”.

    Gjatë ditës së mërkurë, ishin publikuar pamjet ku shihej e dyshuara kryesore Aurona Pelaj, e godiste në fytyrë dhe në pjesën e barkut një grua të moshuar, 70-vjeçare.

    Një nga të dyshuarat shihet duke qeshur dhe qëndruar indiferente ndaj dhunës që shkaktohej ndaj gruas. Kurse tjetra, ishte duke e xhiruar atë që ndodhte.

    Infermierja Aurona Pelaj, Giltiana Neziri, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi janë arrestuar menjëherë pas publikimit të videos skandaloze të ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarës. Po ashtu ajo janë suspenduar nga puna dhe oda e infermiereve ua ka hequr licencën e punës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Protagonistet e videos që dhunës të ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e kujdesit “Orenda” dhe kolegët tjerë të tyre, duket që nuk kanë pasur asnjë herë punë me kontrollë nga shteti. Inspektoratit Shëndetësor asnjë herë nuk ka inspektuar stafin mjekësorë në këtë qendër.

    Derisa në raportin mjekësor të ekzaminimi të të moshuarës që ishte viktimë ka rezultuar se ajo ka pasur lëndime trupore edhe më herët. /Gazeta Insajderi

    DOKUMENTE:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark