×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zbulohen fjalët që Mourinho ia tha gjyqtarit pas kartonit të kuq: “Të ka dërguar Juventusi”

    Insajderi
    21 February 2022 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jose Mourinho të shtunën u ndëshkua me karton të kuq në barazimin e Romës 2 me 2 kundër Veronës, në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.

    Gazeta italiane “La Stampa” raporton se Mourinho mund të dënohet dy ose tri ndeshje pasi i është drejtuar gjyqtarit Luca Pairetto me fjalët “ty të ka dërguar Juventusi”.

    Trajneri portugez këtë sezon është rikthyer në futbollin italian pas më shumë se një dekade.

    Ai fitoi tripletën me skuadrën e Interit duke krijuar një rivalitet të madh me Juventusin, që ende e mban gjallë, madje edhe sa ishte trajner i Manchester United ai fliste për tifozët e Interit dhe marrëdhëniet e tij me Juventusin.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FIGC për trajnerin portugez.

    AS Roma arriti të barazonte rezultatin vetëm në pjesën e dytë pas zëvendësimeve që bëri Mourinho, duke inkuadruar futbollistë nga akademia e klubit.

    Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të miqve me golat e Barak (5′) dhe Tameze (20′).

    Portugezi ka aktivizuar në minutën e 62-të 18-vjecarin Volapto, i cili ka shpërblyer me gol tri minuta më vonë.

    Në minutën e 78-të, Special One ka aktivizuar 19-vjeçarin Bove, i cili ka realizuar golin e barazimit 2-2 në minutën e 84-t.

    Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 26-të Serie A.

    Roma renditet në pozitën e tetë me 41 pikë. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark