Andrea Pirlo nuk do të jetë përzgjedhësi i ri i kombëtares së Italisë, pavarësisht se marrëveshja ishte planifikuar të nënshkruhej gjatë ditës së sotme.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, presidenti i Federatës Italiane ka vendosur të mos e finalizojë kontratën për shkak të bashkëpunimit të Pirlos me një kompani ruse të basteve, shkruan Insajderi.
Si rezultat, marrëveshja është anuluar dhe ish-mesfushori legjendar nuk do të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.
Pas këtij zhvillimi të papritur, Paolo Maldini dhe Leonardo pritet të rivlerësojnë planet e tyre për të ardhmen, teksa Federata Italiane do të vazhdojë kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares.
Së fundmi, Pep Guardiola ka refuzuar ofertën e federatës italiane për t’u bërë selektor. /Insajderi.org/