Kanë filluar porositë për Mercedes GLE e ri 2019, që ka një çmim fillestar prej 62 mijë euro ndërsa dorëzimi i tyre do të fillojë në pranverë të 2019-ës.
Rivali i BMW X5 e Audi Q7 vjen me një dizajn evolucionar, me grila të mëdhenj nga para e pas si dhe drita LED të reja, transmeton koha.net.
Me Mercedes GLE të ri ofrohen dy lloje të motorëve për t’u zgjedhur, e që të dy këta përdorin marsh automatik me nëntë shpejtësi e kanë të gjitha rrotat aktive.
Njëri është GLE 300 d 4MATIC me motor 2.0 litërsh që prodhon 242 kuajfuqi me një çmim fillestar prej 62 mijë euro. GLE me këtë motor shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 7.2 sekonda.
Ata të cilët kërkojnë më shumë fuqi është GLE 450 4MATIC, i cili ka motorin 3.0 litërsh me gjashtë cilindra e me benzinë por që ka edhe një motor elektrik për të reduktuar harxhimin e karburantit. Si rezultat i këtyre dy motorëve, GLE 450 4MATIC ka 362 kuajfuqi e shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 5.7 sekonda, ndërsa çmimi fillestar për të është 70 mijë euro.
Më vonë pritet të ofrohen edhe motorë të tjerë me të, si GLE 350 d e 400d, ndërsa ai AMG nuk pritet të lansohet deri në 2020-ën.