×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet bashkëpunimi në mes të Beatrix Ramosaj, DJ Dagz dhe DJ PM – ja kur publikohet

    Insajderi
    10 June 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fluksit të bashkëpunimeve verore po iu bashkohet edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

    Teksa së fundmi festoi ditëlindjen e 29-të, vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj ka zbuluar se artistja po sjell një duet të ri muzikor.

    Këtë herë Beatrix është bërë bashkë me DJ Dagz dhe DJ Pm për të lansuar një bashkëpunim që pritet të publikohet më 30 qershor.

    Foto: Alban Ramosaj/Instagram

    Kështu bëri të ditur Albani në një postim në Instagram në të cilin krahas urimit për ditëlindjen, njoftoi edhe këngën e re të Beatrix.

    “GinTonic ft Beatrix Ramosaj, DJ PM dhe DJ Dagz. Me 30 qershor. Po ju lajmëroj pa lejen e Einxhel, nuk po e bëj tag me shpresë që nuk do e shoh”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e imazhit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark