×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet biseda e Arbër Hajdarit me Luizin në prapaskenë

    Insajderi
    12 May 2023 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, i ftuar në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.

    Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka ngururar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.

    Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.

    Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve.

    Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin.

    I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?

    Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara.

    Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme.

    Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark