×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet kush është rivali kryesor i Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë

    Insajderi
    24 May 2023 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka konfirmuar se do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024. 44-vjeçari është rivali kryesor i ish-presidentit Donald Trump në radhët e Partisë Republikane.

    Ai pritet që të bëjë publike programin e tij  për Shtëpinë e Bardhë gjatë një eventi me Elon Musk, shefin e tuiter. Nuk është e qartë nëse Musk po shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke e organizuar prezantimin në platformën e tij.

    Kandidatura e guvernatorit pritet të jetë më e forta përballë ish-presidentit Donald Trump në radhët e republikanëve, i cili gjithashtu kërkon të marrë mandatin e partisë për të synuar sërish Shtëpinë e Bardhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark