×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zbulohet mënyra e shndërrimit të plastikës në karburant

    Insajderi
    20 February 2019 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pritje të reduktimit në mënyrë drastike të  mbeturinave të plastikës, një tjetër zgjidhje mund të vijë nga një teknikë e re që mund të transformojë 25% e të gjitha mbeturinave plastike në një karburant të ngjashëm me naftën.

    Studimi vjen nga Universiteti Purdue dhe u botua në revistën ACS, që tregon se procesi është potencialisht i pastër dhe efikas nga pikëpamja e energjisë së djegies ose riciklimit të mbeturinave.

    Sipas studiuesve, vetëm 20% e plastikës riciklohet dhe një përqindje pak më e lartë përfundon në furrat e djegies, që shmangin ndotjen e mjedisit për shkak të mikroplastikës.

    “Teknologjia jonë mund të inkurajojë riciklimin”, tha Linda Wang, një nga autoret e studimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark