Mërgim Berisha është bërë objektiv i klubeve të njohura pas vendimi të Fenerbahçes për ta shitur atë.
Sulmuesi kosovar nuk e tregoi veten sa duhet në Turqi, prandaj klubi nga Stambolli është duke pritur oferta për të.
Leeds United së fundmi shprehu interesim për përfaqësuesin U-21 të Gjermanisë duke i ofruar 2 milionë euro.
Mirëpo, klubi turk i kërkon 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit, shkruajnë mediat turke.
Ndërkohë, edhe vetë 24 vjeçari ka kërkesa ekstra për t’u transferuar në klubin nga Premierliga.
Aktualisht, ai paguhet rreth 1,5 milionë euro në vit tek Fenerbahçe.
E për t’u transferuar në “Elland Road”, Berisha e kërkon rrogën prej 2 milionë eurosh, shkruan “Gazeta Express”.
Për ta transferuar Berishën në Leeds po insiston trajneri i këtij ekipi, Jesse Marsch, me të cilin lojtari kishte punuar në kohën kur luante në Salzburg, e ku trajner ishte pikërisht trajneri aktual i klubit anglez.
Përpos Leedsit, Berishën e duan edhe në Gjermani, mbi të gjitha Stuttgarti e Mainzi.