×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet prapaskena e bujshme: Guardiola dhe telefonata treorëshe për të prishur planet e Real-it

    Insajderi
    16 October 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transferimi i Jude Bellingham te Real Madrid nga Borussia Dortmund ka qenë një nga operacionet, nëse jo operacioni, më i suksesshëm i merkatos së verës.

    Tani është zbuluar një prapaskenë në lidhje me këtë transferim, i mbyllur për 103 milionë euro plus bonuse (mund të arrihet deri në 133 milionë).

    Vinicius Jr ka zbuluar se i ka dërguar mesazhe çdo ditë anglezit kur ishte te Borussia Dortmund për ta bindur të shkonte në Bernabeu.

    Mesazhe që kanë pasur një ndikim të madh duke parë se, në fund, zgjedhja e Bellingham ka qenë të transferohet në Madrid.

    Gjithashtu, strategjia e brazilianit të Los Blancos ka arritur të mposhtë atë të Pep Guardiola-s.

    Trajneri i Manchester City-t, në fakt, është zbuluar se është përpjekur ta bindë Bellingham me një telefonatë prej tre orësh, por pa ia dalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark