×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet rroga e Mbappes në Real Madrid

    Insajderi
    01 January 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Real Madrid gjatë verës që vjen.

    Ylli francez ka kontratë me Paris Saint-Germanin vetëm edhe gjashtë muaj, ndërsa në fund të këtij sezoni do të bëhet lojtar i lirë.

    Dhe, emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito” raporton se përfaqësuesi francez tashmë e ka rezervuar banesën ku do të qëndrojë në Madrid.

    Gjithashtu, ky emision sportiv e ka zbuluar edhe rrogën që lojtari do ta marrë në “Santiago Bernabeu”, ku pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate.

    Sipas gazetarit Josep Pedrerol, Mbappe do t’i marrë 35 milionë euro neto në vit në Real Madrid, që nënkupton se ylli i PSG-së do ta ketë në total rrogën vjetore 70 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark