Pak ditë më parë u bë e ditur se Cristiano Ronaldo, lojtari i Manchester United, i ishte nënshtruar një operacioni, ku portugezi do të kishte injektuar botoks në organet gjenitale. Dr. Esteban Sarmentero teksa ka qenë i ftuar në programin e David Sánchez, ‘Despierta San Francisco’, në Radio MARCA, ka shpjeguar me detaje se në çfarë konsiston ndërhyrja e fundit estetike e 37-vjeçarit portugez.
“Arsyeja pse Cristiano Ronaldos i është injektuar botox është, ndoshta, për dy arsye: për të lëmuar dhe për të lejuar që ‘skrotumi’ të mos tkurret, dhe ato të duken si testikuj me më shumë volum”,- arsyetoi Sarmentero. Eksperti ka sqaruar, se në realitet nuk bëhet fjalë për një operacion, por për “disa injeksione të vogla” dhe “një prekje estetike”.
Përpara pyetjeve të David Sánchez-it, mjeku Sarmentero është shprehur se këto shpime “nuk bëjnë dëm”. Siç ka shpjeguar ai, për dëgjuesit e Radio MARCA, së fundmi është gjetur një përdorim i ri për botox-in, i cili përdoret kaq shumë për zona të tjera të trupit të njeriut, siç është fytyra dhe organet gjenitale. “Është një ndërhyrje thjesht estetike, që nuk ka qëllim tjetër përveç përmirësimit të organeve gjenitale mashkullore,” pohoi ai.
Nga ana tjetër, Esteban Sarmentero, ka deklaruar se në këtë lloj ndërhyrjesh ku përdoret botoksi, efekti zgjat afërsisht gjashtë muaj: “Janë dy injeksione në vit, çdo gjashtë muaj duhet të bësh ndërhyrjen për të qenë mirë gjatë gjithë vitit”.
Ai ka përfituar edhe nga rasti për të treguar se këto ndërhyrje nuk kanë lidhje me operacionin e zmadhimit të penisit. “Ky nuk është një operacion, ku ju duhet anestezi lokale. Këto ndërhyrje janë të injektueshme, kështu që ju duhet të prisni dhe qepni”, u shpreh Sarmentero para gazetarit David Sánchez.