Divizioni garues i Lamborghinit, Squadra Corse, ka zhvilluar një super veturë të re të quajtur Lamborghini SC18.
SC18 është i bazuar në Aventador SVJ e ri, duke përdorur të njëjtën shasi nga fibrat e karbonit si dhe motorin 6.5 litërsh V12 me 759 kuajfuqi.
Fuqia e motorit dërgohet në të gjitha rrotat e kësaj veture si dhe ka 7 marshe automatike, ndërsa pritet që të ketë specifika të njëjta me Avantador SVJ, i cili nga 0 në 100 km/h e arrin për 2.8 sekonda e atë maksimale 338 km/h.
Megjithatë trupi i tij, edhe pse i bazuar në Aventador SVJ, nga fibrat e karbonit është shumë më ndryshe, me një aerodinamikë shumë më të avancuar e me pamje shumë më agresive.
Rrotat e tij janë të veçanta, 20 inç ato nga para e 21 ato nga pas të zhvilluara nga Pirelli P Zero Corsa.
Ligjërisht, kjo veturë është e licencuar për rrugë normale, edhe pse sipas Squadra Corse, SC18 fillimisht është zhvilluar për të qenë veturë për pista garash.
Çmimi i tij ende nuk është zbuluar, por pritet që të jetë veturë multi-milionëshe.