×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet vërtetësia e dokumentit ku Georgina paraqitej si skllave e Ronaldos në Arabinë Saudite

    Insajderi
    12 March 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas zyrtarizimit të transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, ka pasur raporte të ndryshme që zbulojnë aspekte të jetës së tij të re në Arabinë Saudite.

    Sipas një TikTokeri, raporton Marca, dokumenti i ri i qëndrimit të orgina Rodriguez përfshin një rresht ku thuhet se ajo i përket yllit portugez.

    “Një grua në Arabinë Saudite nuk mund të ketë asnjë lloj pavarësie apo autonomie, kështu që asaj iu dha titulli se i përket Cristiano Ronaldos”, vuri në dukje TikToker.

    Përveç kësaj, ajo shpjegoi se dokumenti i identitetit tregon se çfarë roli luan ajo në jetën e tij, dhe në rastin e Georgina asaj do t’i jepej titulli “skllave”.

    Sipas ekspertëve të kulturës arabe, kjo rrjedh nga kuadri ligjor në Arabinë Saudite i cili është i lidhur ngushtë me praktikimin e islamit.

    Georgina dhe Ronaldo nuk janë zyrtarisht të martuar që do të thotë se ajo duhet të regjistrohet si ‘dora e djathtë’ e tij, pasi edhe ata kishin vështirësi për të marrë lejen për të jetuar së bashku.

    Sipas informacioneve nga versioni arab i CNN, autoritetet saudite shmangën të komentojnë vërtetësinë e dokumentit që është bërë viral në rrjetet sociale që kur Ronaldo u zyrtarizua si futbollist në Al-Nassr.

    Megjithatë, publikimi i lartpërmendur vuri në dukje se ai është i rremë, siç treguan edhe disa përdorues sauditë të mediave sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark