×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Zbuloni ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas ekspertëve, ajo që hani ose pini ndonjëherë mund të bëjë një ndryshim në shanset tuaja për të mbetur shtatzënë.

    E ashtuquajtura dieta e fertilitetit nuk vlen vetëm për nënat në pritje, por zgjedhjet dietike të meshkujve gjithashtu mund të hyjnë në lojë.

    Sipas ekspertëve ka disa ushqime që nuk duhet t’i hani nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, shkruan The Sun.

    Ekspertët thonë që duhet të kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur konsumin e sheqerit të rafinuar.

    E njëjta gjë vlen edhe për karbohidratet e rafinuara, si buka e bardhë dhe biskotat, ndonëse e shijshme, është mirë që konsumi të mbahet në minimum.

    Alkooli duhet ta shmangni nëse ju dhe partneri juaj po përpiqeni të bëheni prindër.

    Nuk është vetëm për shkak se mund të jetë keq për fëmijën në zhvillim, por pijet alkoolike në fakt mund të dëmtojnë numrin e spermës, kështu që duhet të shmanget aty ku është e mundur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark