×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë tregon se Kurti po vepron ngjashëm si Pacolli: Ka refuzuar mëditjet

    Insajderi
    22 May 2022 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti, tash e 16 ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare. Zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu ka reaguar duke treguar se Kurti nuk ka pranuar mëditje për udhëtimin në fjalë, shkruan Insajderi

    Kryeziu përmes një postimi në facebook regoi se sipas ligjit kryeministrit mund t’i takojnë, por ai nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

    “Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”, shkroi Kryeziu në facebook.

    Sipas tij, Kurti nuk ka pranuar mëditje në asnjë udhëtim jashtë vendit.

    “Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar ai.

    Veprim të njejtë sikurse Kurti dikur bënte edhe Behgjet Pacolli, ky i fundit thoshte se nuk e di çfarë janë mëditjet.

    “Kur mund të jepni, jepni. Kur nuk mund të jepni, mos merrni. Kjo është edukata ime”, kishte shkruar Pacolli në facebook.

    Bashkë me këtë postim, ai e ka shoqëruar një fotografi me shkrimin “Unë nuk e di çka janë mëditjet. Paga ime shkon për bursa”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark