Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu sot ka takuar qytetarë nga rrethina e Llapit.
Nga aty, Zejnullahu ka bërë me dije se Lupq i Epërm dhe Lupq i Poshtëm, kanë vendosur për të mbështetur PDK-në.
“Vullneti i madh në secilin prej simpatizantëve të PDK-së po na bën të fuqishëm. Lupq i Epërm dhe Lupq i Poshtëm, bashkë dhe të vendosur për të mbështetur PDK-në”, ka shkruar Zejnullahu./Insajderi.org