Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka vizituar veteranëve të UÇK-së nga Batllava dhe Penuha.
Përmes një postimi në Facebook, Zejnullahu ka shkruar se mbështetja e veteranëve llapjan të UÇK-së është e qartë për Rimëkëmbjen e Kosovës.
“Mbështetja e veteranëve llapjan të UÇK-së është e qartë për Rimëkëmbjen e Kosovës. Kjo u konfirmua edhe nga takimet në Batllavë dhe Penuhë. PDK ka nderuar këtë mbështetje dhe besim të tyre. PDK ishte, është dhe do të jetë UÇK”, ka shkruar Zejnullahu. /Insajderi.org