Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thene se PDK është trashëgimtare e UÇK-së.
Zejnullahu ka shtuar se në PDK jam së bashku me bashkluftëtarët e Axhës tim, me Thaçi, Veseli, Jakup, Calit dhe Selimit.
“PDK është trashëgimtare e UÇK-së, në PDK jam së bashku me bashkluftëtarët e Axhës tim, me bashkluftëtarët e Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli e bacës Jakup, Calit dhe Rexhep Selimit. Jam në listë me mbi 40 familjarë të dëshmorëve dhe ish luftëtarë të UÇK-së. Jam këtu edhe për të treguar mbështetjen për çlirimtarët, të cilët padrejtësisht mbahen në burgun e Hagës. Me 14 Shkurt do t’iu japim mesazh të fuqishëm se jemi me ta”, ka shkruar Zejnullahu. /Insajderi.org