Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK-ja, Floretë Zejnullahu, ka takuar klubin hendbollistik Llapi.
“Takova klubin hendbollistik Llapi, të cilët meritojnë mbështetje më të madhe nga komuna”, tha Zejnullahu.
Ajo premtoi se do t’i mbështesin sportistët dhe do të ndërtojnë palestër sportive.
“Me planin tonë për Podujevën ne do të mbështesim sportistët, do të ndërtojmë palestër tjetër sportive dhe do të renovojmë objektet ekzistuese”, theksoi kandidatja për kryetare të Podujevës.