Kandidatja e PDK-së për depuete, Floretë Zejnullahu ka deklaruar se si deputete e Kuvendit të Kosovës do të ofrojë mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme.
Ajo ka thënë se këto biznese do të kenë kujdes të veçantë, pas një vizite që i bëri një gruaje që udhëheq një biznes në Podujevë.
Postimi i plotë i Floretë Zejnullahut në Facebook:
Bashkë me Mimozën takuam znj. Selvete, e cila udhëheq një biznes mjaft të suksesshëm në Podujevë.
Me planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës, bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë kujdes te veçantë.