×
  • Lajme
  • Lajme

    Zejnullahu sonte në Llap: Të rinj e të reja të cilët duan ta japin kontributin e tyre për Rimëkëmbjen e shtetit

    Insajderi
    27 January 2021 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu, ka mbajtur sonte një tubim në Llap.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Zejnullahu ka shkruar se me qeverisjen e PDK-së do të kontribuojmë për shtetin e tyre, raporton Gazeta Insajderi.

    “Sonte në Llap me shumë të rinj e të reja të cilët duan ta japin kontributin e tyre për Rimëkëmbjen e Kosovës. Me qeverisjen e PDK-së, të rinjve do t’u mundësohet ta japin kontributin e tyre për shtetin, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm”, ka shkruar Zejnullahu. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark