×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zeka e konfirmon lajmin e Insportit, Gramoz Vokrri kundërkandidat i Agim Ademit

    Insajderi
    14 March 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka thënë se Gramoz Vokrri do të jetë kundërkandidati i Agim Ademit për pozitën e kryetarit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

    “Insporti” të premten raportoi se Gramoz Vokrri do të jetë kundërkandidati i Agim Ademit.

    Zeka gjithashtu tha se Vokrri i ka nënshkrimet e nevojshme për t’i hyrë garës.

    “Në qoftë se keni dyshuar se nuk ka kundërkandidat, keni gabuar”, tha fillimisht ai në emisionin “Ekipi A”.

    Kurse, në pyetjen se a ka kundërkandidat dhe a është Gramozi ai, Zeka tha: “Po, ka. Gramoz Vokrri. I ka 18 nënshkrime, plus dy janë pezull”.

    https://insporti.com/mobilizohet-opozita-e-agim-ademit-synojne-ta-rrezojne-me-kandidimin-e-djalit-te-fadil-vokrrit/

    I pari i klubit mitrovicas gjithashtu e pranoi se është në krahun e Vokrrit në këtë garë. Abedin Zeka njihet si kritik i kahershëm dhe i zëshëm i udhëheqësisë aktuale të shtëpisë së futbollit kosovar.

    Vlen të përmendet se Gramozi është djali i legjendës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

    Kujtojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

    Kurse, e ashtuquajtura “opozitë” e ka cilësuar këtë vendim si shkelje ligjore dhe statutore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark