×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka kritikon deputetët e VV’së: Është gomarllëk çfarë kërkuan nga KFOR-i

    Insajderi
    27 December 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se gjendja në veri të Kosovës është alarmante dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është Albin Kurti.

    Zeka u shpreh se me qëndrimet e tij, që nga çështja e targave deri tek qëndrimi ndaj diplomatëve, Kurti i ka sjellë tensionet në këtë nivel.

    Gazetari Zeka ka kritikuar edhe deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se është “gomarllëk” t’i kërkohet KFOR-it që të lëshojë rrugë. Sipas tij nëse ndodhë diçka e tillë, forcat serbe për 45 minuta arrijnë tek Ura e Ibrit.

    “Çelësi i zgjidhjes së situatës është te amerikanët dhe evropianët, jo te Albin Kurti, jo te ne. Deputetët e tij, me çfarë gomarllëku i thonë KFOR-it të lëshojë rrugë?! Por nëse KFOR lëshon rrugë, ushtria serbe për 45 minuta vjen te Ura e Ibrit. E kupton se në çfarë gjendjeje alarmante kur deputetë të Kurtit i thonë KFOR të lëshojë rrugë. Jemi në një situatë shumë të rëndë. E vetmja zgjidhje është që amerikanët ta gjunjëzojnë Vuçiçin”, tha Zeka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark