Prej datës 1 shtator në Zelandën e Re do të legalizojë të ardhurat nga kriptovalutat. Ky shërbim tatimor i qeverisë së Zelandës së Re, ka mirtauar që pagat do të paguhen në kriptovaluta nëse monedha virtuale është e lidhur me të paktën një monedhë standarde.
Pra në Zelandën e Re po kërkohet që kriptovaluta e përzgjedhur mund të konvertohet lehtë në një pagesë standarte.
Ligji hyn në fuqi më datën 1 shtator të këtij viti, ndërsa projektligji u propozua më 7 gusht.
Ky ligj përjashton të gjithë njerëzit e vetëpunësuar, të cilët nuk mund t’i transferojnë të ardhurat e tyre në monedhë virtuale.
“Masa është një hap tjetër që autoritetet të kuptojnë se njerëzit me të vërtetë duan të paguhen në kriptovalutë,” u shpreh avokati Thomas Hulme.