×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zelanda e Re vendos taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë

    Insajderi
    18 February 2019 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zelanda e Re planifikon ndryshimin e ligjeve të saj për të tatimuar të ardhurat e kompanive shumëkombëshe digjitale, të tilla si Google, Facebook dhe Amazon.

    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se qeveria ka rënë dakord të lëshojë një dokument për të përmirësuar kuadrin tatimor në vend dhe për të siguruar që kompanitë shumëkombëshe të paguajë një pjesë të drejtë të tatimit, transmeton KosovaPress.

    “Sistemi aktual i taksave tona nuk është i drejtë në mënyrën se si ne trajtojmë taksapaguesit individualë, dhe se si trajton ato shumëkombëshes,” tha Ardern në një konferencë shtypi.

    Vlera e shërbimeve digjitale në Zelandën e Re është vlerësuar në rreth 2.7 miliardë dollarë të Zelandës së Re ose 1.86 miliardë dollarë amerikanë.

    Të ardhurat e vlerësuara nga taksa për shërbimet digjitale është midis 90 dhe 80 milionë dollarë të Zelandës së Re, tha në një deklaratë ministri i Financave, Grant Robertson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark