×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelenksy paralajmëron ukrainasit: Rusia po planifikon sulme të reja

    Insajderi
    28 November 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të dielën se Rusia po “planifikon sulme të reja” ndaj vendit Ukrainës, duke u bërë thirrje forcave të mbrojtjes dhe qytetarëve që të përgatiten për t’i bërë ballë një jave të re me tensione.

    Moska ka vënë në shënjestër infrastrukturën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke vrarë civilë. Kështu sulmet ruse kanë lënë miliona qytetarë pa energji elektrike dhe pa ngrohje, pasi temperaturat kanë rënë nën 0 Celsius, transmeton Insajderi.

    “Ne e kuptojmë se terroristët po planifikojnë sulme të reja. Ne e dimë këtë,” tha Zelenskiy në fjalimin e tij me video që e publikoi të dielën.

    “Dhe për sa kohë që ata kanë raketa, ato, për fat të keq, nuk do të qetësohen” – shtoi ai.

    Kremlini javën e kaluar mohoi se sulmet në rrjetin elektrik të Ukrainës kishin për qëllim civilët, por tha se Kievi mund t’i “ndal vuajtjet” e popullsisë së tij duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark