×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky ka nxjerrur ligjin për rekrutime masive, “Ukrainës i duhen gjysmë milionë ushtarë”

    Insajderi
    17 January 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas përvjetorit të dytë të luftës, Ukraina ende vazhdon duke i rezistuar pushtuesit rus, pa kompromentuar integritetin territorial dhe sovranitetin.

    Kievi zyrtar ka thënë se ka në planë nisjen e një mobilizimi të përgjithshëm ushtarak.

    Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur një projektligj që do t’u kërkojë bashkëqytetarëve të tij të bëjnë një sakrificë të mëtejshme.

    Projektligji së shpejti do të përfundojë në parlamentin e Ukrainës,“rekrutim masiv”, i plotësuar edhe me ukrainasit që jetojnë jashtë vendit dhe ulje të moshës ushtarake.

    Një burim “disident” nga Ukraina ka zbuluar përmbajtjen kryesore të dekretit të ri për mobilizimin. Sipas analistëve, rreth gjysmë milioni ushtarë të rinj i duhen Ukrainës për të kompensuar të vdekurit dhe të plagosurit në front.

    Gjithashtu ushtria ukrainase është prekur nga dezertimet, pasi shumë prej nga ta kanë ikur përtej kufirit, ndërkaq sistemi i korruptuar lehtëson mërgimin apo mundësinë e shmangies së frontit me çmime të kripura.

    Tensioni social po rritet në frontin e nxehtë të luftës, me rekrutuesit që “kapin” të rinjtë edhe në rrugë, ashtu si në Rusi, duke i dërguar me forcë në betejë edhe pse nuk duan të luftojnë

    Raportet dhe pamjet nga rojet kufitare ukrainase kanë treguar një rritje të numrit të përpjekjeve për t’i shpëtuar mobilizimit, duke anashkaluar pikat e kontrollit ose duke i kaluar ato me dokumente false.

    Shërbimi i Rojës Kufitare të Ukrainës, duke përmendur projektligjin për mobilizimin ende për t’u miratuar, është mandatuar të kontrollojë me përpikëri dokumentet e të gjithëve.

    Ndërsa nga njëra anë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të parë publik të madh të vitit 2024, përsërit linjën e ashpër të Rusisë për objektivat ushtarakë dhe strategjikë, nga ana tjetër, Volodymyr Zelensky kërkon me zë të lartë që Perëndimi të mos dështojë në angazhimin e tij për mbështetjen ushtarake ndaj Kievit.

    Ukrainës i duhet armatim superior ajror, municione dhe burra në luftë. Ai nuk do të pranojë që Perëndimi të përsërisë “gabimin” e vitit 2014, kur, sipas tij, Gjermania dhe Franca lejuan ngrirjen e konfliktit në Donbas.

    Por, ministri Kuleba paralajmëron në mënyrë jo të sigurt se Ukraina “nuk ka një plan B” nëse ndihma perëndimore do të dështojë të mbërrijë në Kiev, apo edhe nëse do të vonohet për një kohë të gjatë.

    Pranvera e vitit 2024 do të jetë në fakt vendimtare për fatin përfundimtar të konfliktit, me Krimenë në qendër të ekuilibrit ushtarak dhe social.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark