×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky: Ne po bëjmë përparim të shpejtë e të fuqishëm, kemi liruar dhjetëra vende

    Insajderi
    05 October 2022 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat ukrainase arritën të përparojnë shpejt dhe fuqishëm në jug dhe lindje të vendit dhe çliruan dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti ukrainas tha: “Ushtria ukrainase po përparon mjaft shpejt dhe fuqishëm në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes. Vetëm këtë javë, që nga pseudo-referendumi rus, dhjetëra vende janë çliruar”, tha Zelensky.

    “Ato janë të vendosura në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk”, shtoi presidenti ukrainas.

    Më herët këtë mbrëmje Zelensky falënderoi presidentin amerikan Biden për HIMARS-in e ri që SHBA do t’i dorëzojë Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark