Insajderi
Botë

Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati ta nënshkruajmë edhe javën tjetër

Insajderi
16 January 2026 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati ta nënshkruajmë edhe javën tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë e Kievit për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, në deklaratat e bëra të premten.

Sipas tij, dokumentet për një marrëveshje mes Ukrainës dhe SHBA-së mund të nënshkruhen që javën e ardhshme, nëse arrihet konsensusi përkatës deri atëherë. Zelensky theksoi se një marrëveshje që do t’i jepte fund përplasjeve luftarake në Ukrainë mund të ratifikohet në qytetin zviceran të Davosit, ku liderë botërorë, përfshirë edhe Donald Trump, do të mblidhen për Forumin Ekonomik Botëror (19–23 janar).

Ai bëri gjithashtu të ditur se një delegacion ukrainas është tashmë në rrugë drejt SHBA-së për bisedime lidhur me garancitë e sigurisë dhe një paketë masash për mirëqenien ekonomike. Gjatë këtyre bisedimeve, delegacioni i Kievit shpreson të marrë gjithashtu qartësi mbi qëndrimin e Rusisë.

“Ukraina ka nevojë për garanci sigurie që zgjasin më shumë se mandati i Trump”, u shpreh Zelensky, duke akuzuar njëkohësisht Moskën se po vonon përpjekjet për paqe. Ai shtoi se ultimatumat nuk janë një mënyrë për të ushtruar diplomaci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark