×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky shkon në Hagë pa paralajmërim, kjo është arsyeja

    Insajderi
    04 May 2023 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka udhëtuar për në Hagë.

    Ai ka shkuar në këtë qytet me një Aeroplan të Qeverisë holandeze.

    Ligjvënësit holandezë konfirmuan në Twitter se një takim me presidentin ukrainas ishte planifikuar në Hagë të enjten.

    Mediat holandeze raportuan se ai do të takohet gjithashtu me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe do të mbajë një fjalim në Hagë.

    Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto (djathtas), pret homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Helsinki, më 3 maj 2023.

    Raportohet se është planifikuar gjithashtu një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

    Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

    Vizita e presidentit ukrainas, Zelensky, nuk u njoftua paraprakisht dhe shënon vizitën e parë të liderit ukrainas në Holandë.

    Më parë, ai ishte takuar me liderët nordikë në një samit në Finlandë, në të cilin ata premtuan mbështetjen e tyre për liderin ukrainas për aq kohë sa të ishte e nevojshme.

    Holanda deri tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej rreth 1.2 miliardë euro duke ndihmuar Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit të plotë të Rusisë. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt të vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark