×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky të premten në Turqi, kjo është arsyeja

    Insajderi
    07 March 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë të premten në Turqi për bisedime me homologun e tij, Recep Tayipp Erdogan.

    “Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Presidenca turke.

    Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, shkruan Sky News.

    Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës.

    Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë marrëveshjen./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark