Ish-ministri Zemaj, përkrah kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hysenin.
“Llapjanët të vendosur; Doku kryetar i Podujevës. Në konakun e familjes së njohur të Demë Ahmetit, në Reçicë, të gjithë e njëzëri në përkrahje të Dr. Ekrem Hysenit për të parin e Podujevës. Doku është njeri me vlera të larta, ndaj do të jetë edhe kryetar i suksesshëm për të gjithë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social facebook.